
Xhemajli përforcon Sunderlandin
04 shtator 2020
| 16:53
Skuadra e njohur angleze Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e Arbenit Xhemajlit. Lajmi është dhënë nga skuadra e Sunderlandit në faqen zyrtare të klubit.
“Sunerlandi është i kënaqur të njoftojë për nënshkrimin e mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli”, thuhet në njoftim. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Sunerlandin.