Xhemajli rikthehet te FC Zurich

15 dhjetor 2020 | 17:14

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemajli, nga edicioni i ri pritet të ndërrojë mjedis.

Sipas mediave zvicerane, 34-vjeçari ka arritur marrëveshje me FC Zurichun për t’u rikthyer në Superligën e Zvicrës.

Xhemajli ka disa javë që është futbollist i lirë pasi ka përfunduar karrierën me skuadrën kineze Shenzen. Xhemajli u largua nga Zurich në verën e vitit 2007 dhe kaloi te Bolton Wanderersi kur ishte 21-vjeçar. Te Zurichu, Xhemajli do të luajë përkrah yjeve të Kosovës si Beniamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Fidan Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Gjykata Speciale Raciste e rrëzoi…