Xhensila feston ditëlindjen mes shampanjës dhe shumë surprizave

09 prill 2021 | 11:22

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston sot 28-vjetorin e saj, e cila ka lindur në 9 prill të vitit 1993.

Në mesnatë këngëtarja është surprizuar nga një dhuratë e veçantë që i ka bërë motra e saj Alba.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës.

Xhensila më pas ka ndarë momente të bukur me vajzën e saj Ajkën në ambientet e shtëpisë të dekoruara me tullumbace dhe zbukurime të shumta, duke krijuar një atmosferë përrallore.

Ajo ka publikuar dhe një video me mikeshat e saj më të mirë ku shihen të gjitha me nga një shampanjë në dorë, të cilat i hapën njëkohësisht për të festuar 28-vjetorin e këngëtares.

Kujtojmë se Xhensila është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe çdo këngë e saj kthehet padiskutim në hit dhe dëgjohet nga i madh dhe i vogël. /tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Jashari  Në vitet 1908-1912, patriotët shqiptarë e kishin…