Xherdan Shaqiri bëhet me trajner të ri te Baseli

27 janar 2026 | 10:59

Stephan Lichtsteiner është trajneri i ri i Baselit duke firmosur kontratë deri në vitin 2029.

Ish-lojtar i Lazios dhe Juventusit, i cili kishte punuar si asistent në sektorin e të rinjve të klubit, largohet nga posti i trajnerit te Wettswil-Bonstetten, skuadër që garon në divizionin e katërt.

42-vjeçari zëvendëson Ludovic Magnin, i cili u shkarkua, pasi që skuadra ndodhej në vendin e katërt në renditje: kuqeblutë janë 10 pikë larg Thunit, që kryeson kampionatin si skuadër e promovuar nga liga e dytë.

Xherdan Shaqiri po luan sezonin e dytë me Baselin që prej ritkthimit të tij. 34 vjeçari vitin e kaluar arriti ta fitonte kampionatin duke dhënë kontribut të madh me 18 gola e 21 asistime. Edhe këtë sezon Shaqiri ka shifra të rëndësishme në Superligën e Zvicrës, duke realizuar 9 gola dhe 10 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-reprezentuesi i kombëtares portugeze Luis Nani i është bashkuar FC…