Xherdan Shaqiri nderohet për kontributin në Zvicër

22 shtator 2025 | 16:41

Është mbajtur ngjarja më e madhe e komunitetit shqiptar në Zvicër “Swissalbs Award Gala Night”.

Swissalbs Award Gala Night është aktiviteti më i madh shoqëror i komunitetit shqiptar në Zvicër. Çdo vit, shoqata swissalbs – organizata ombrellë e komunitetit – nderon sipërmarrës dhe personalitete për arritjet e tyre të jashtëzakonshme ekonomike dhe shoqërore.

Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri u nderua për angazhimin e tij sportiv dhe shoqëror.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës , aktualisht lojtar i FC Baselit, nuk ka arritur vetëm suksese ndërkombëtare në fushë, por përdor popullaritetin e tij për të frymëzuar të rinjtë dhe për të mbështetur projekte sociale.

Ai përfaqëson vlera si guximi, disiplina dhe këmbëngulja, të cilat i përcjell te gjenerata e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dekadës së fundit, rajoni ka regjistruar temperatura të larta…