Xhevahire Izmaku: Faleminderit nga zemra Vushtrri

08 tetor 2025 | 12:04

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Xhevahire Izmaku ka mbajtur tubimin qendror përmbyllës të fushatës për zgjedhtë e 12 tetorit 2025. I pranishëm në këtë tubim zgjedhor ishte e dhe lideri i partisë Fatmir Limaj. Izmaku ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe besimin e tyre ndaj saj dhe partisë që e përfaqëson. Po ashtu Izmaku ka falënderuar edhe kandidatët për asamblenë komunalë të listët së saj zgjedhore për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

“Tubimi ishte dëshmi e fuqisë sonë, e bashkimit dhe e besimit që kemi ndërtuar së bashku! Faleminderit nga zemra kandidateve tanë për Asamble, familjeve të tyre që qëndruan përkrah gjatë gjithë fushatës, si dhe çdo mbështetësi që kontribuoi me zemër, me kohë e me energji për këtë rrugëtim.

Ky ishte kulmi i një angazhimi të përbashkët, por jo fundi, sepse fryma e ndryshimit që e ndezëm, do të vazhdojë të jetojë në çdo lagje, në çdo familje dhe në çdo zemër që beson në Vushtrrinë e punës dhe të dinjitetit! Sonte e përmbyllëm me zemrën plot mirënjohje për secilin prej jush që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Këto javë ishin më shumë se fushatë; ishin një përqafim me qytetarët, një takim me shpresën dhe besimin për Vushtrrinë tonë. Faleminderit çdo gruaje, vajze, të riu e burri që na u bashkua, që na priti në shtëpi, në lagje, në biznese e në çdo cep të komunës. Ju jeni arsyeja pse kjo fushatë ishte e ngrohtë, e sinqertë dhe e fuqishme. Një falënderim i veçantë për kryetarin Fatmir Limaj, që ishte sonte pranë nesh dhe na dha kurajë e besim për ta çuar përpara këtë rrugëtim. Faleminderit ekipit tim të jashtëzakonshëm që punoi pa pushim, ditë e natë.

Faleminderit nga zemra kandidatëve tanë për Asamble, që me përkushtim e dinjitet e përfaqësuan vlerën tonë në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë. Sonte e përmbyllëm si organizim por jo si përkushtim. Me dashuri Xheva, për Vushtrrinë tonë të dashur!”, . ka shkruar ndër tjera në falënderimin e saj kandidatja për kryetare të Vushtrrisë Xhevahire Izmaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 11…