
Xhevahire Izmaku falënderon gratë vushtrriase për mbështetjen
Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një takim falënderues me disa nga gratë vushtrriase që e kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore të 12 tetorit.
“Një takim i ngrohtë falënderues me gratë që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit për besimin, dashurinë dhe përkushtimin tuaj të sinqertë. Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim për të vazhduar me zemër plot për Vushtrrinë tonë. E juaja, Xheva”, ka shkruar Izmaku në një postim falënderues.
Takimi është mbajtur në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u vlerësua roli i grave vushtrriase në proceset politike dhe shoqërore të komunës. Izmaku ka theksuar se mbështetja e tyre përbën një shtyllë të rëndësishme për angazhimin e saj të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.