Xhevahire Izmaku: Me Fatmir Limajn kemi kaluar shumë sfida

09 dhjetor 2025 | 13:11

Zyrtarja e lartë e Nismës Socialdemokrate dhe kandidatja për deputete me numrin 2, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se ajo dhe kryetari i partisë, Fatmir Limaj, kanë kaluar sfida të shumta politike ndër vite. Përmes një postimi, Izmaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin Nismën në zgjedhjet e ardhshme, me qëllim që, siç thotë ajo, zëri i qytetarëve të përfaqësohet në Kuvend.

Postimi i saj i plotë:

“Me Fatmir Limajn kemi kaluar sfida, kemi ndarë përgjegjësi dhe kemi qëndruar gjithmonë pranë njerëzve.
Sot, më shumë se kurrë, na bashkon vizioni për fitore, për dinjitet dhe për një politikë që u kthen shpresën qytetarëve.
Tani është koha të mobilizohemi.
Tani është koha ta çojmë Nismën në Kuvend.
Me ju, e kalojmë pragun.
Me ju, e bëjmë ndryshimin.
Me zemër. Me Limajn.
Nisma 122💜
Xhevahire Izmaku 2💜”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga janari…