
Xhevahire Izmaku rikthehet në Kuvend – falënderon 10 746 votuesit e saj
Xhevahire Izmaku ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës, duke marrë 10,746 vota në zgjedhjet e fundit. Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj përmes një postimi emocionues, duke falënderuar votuesit dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate për besimin e dhënë.
“Me një emocion të thellë dhe mirënjohje të pafund, dua t’ju njoftoj se kam fituar mandatin dhe do të jem deputetja juaj në parlamentin e ri!” – ka shkruar Izmaku, duke e cilësuar këtë si një rikthim të fuqishëm në politikë. Ajo është zotuar se do të punojë për kauza të drejta dhe barazi për të gjithë qytetarët, duke e quajtur këtë mandat një përgjegjësi të madhe që do ta përmbushë me përkushtim.
“Ky është vetëm fillimi, dhe së bashku do të vazhdojmë përpara, për një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne!” – ka përfunduar deputetja e re.