
XHEVAT QERIMI UDHËHEQËSI I MADH I LUFTËS PËR LIRI
35 vjet prej kur e nisi luftën e organizuar ilegale për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
28 vjet prej kur i mbylli sytë përgjithmonë në një vdekje të pamerituar, në tragjedi komunikacioni rrugorë!
1 vit prej kohës kur është vendosur trupi i Tij i shenjtë në Panteonin Kombëtar, në varrezat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!
Në nderimin e parë pranë Tij, prej kurë trupi i tij pushon aty ku nderohet nderi i Kombit!
Pranë varrit të luftëtarit të madh, Udhëheqësit të lavdishëm të Këshillit të Rrethit të LPRK-së për Gjilan, Viti dhe Kamenicë!
Pranë varrit të Komandantit të parë çlirimtarë, para se të themelohej UÇK, atëherë kur projektohej fillimi i luftës çlirimtare tē armatosur, kur ishte për ushtrime ushtarake në Shqipëri, në grupet e famshme, me të mëdhenjtë e pavdekshëm Heronjtë e Kombit, Komandanti Legjendarë i UÇK-së Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha e shumë të tjerë!
Pranë varrit të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi në Gjilan, në nderim të jetës dhe veprës së Tij, heroike në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!
Xhevat Qerimi, ishte titan i madh legjendarë, populli shqiptar e ka pasur në radhët e para të frontit të luftës për liri kundër pushtuesve dhe tradhetarëve!
Nderim pranë trupit të tij të shtrenjtë!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Lavdi e përjetshme Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Ismet Sylejmani
Gjilan, 10 Janar 2021!