
Xhevat Vallqi, një luftëtar i UÇK-së që nga ditët e para në Mitrovicë
Shkruan: Sami Fejza
Shumë luftëtarë të lirisë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, e që pas luftës shumë pak janë ekspozuar dhe është folur për ta, megjithatë kontributi i tyre duhet çmuar e vlerësuar nga shoqëria jonë.
Këto ditë pushimi që isha në Kosovë sikur shumë bashkatdhetar tjerë të cilët kemi marrë rrugën e gurbetit vetëm e vetëm që mos t’ia shtrijmë dorën askujt, takova dajën tim por edhe bashkëluftëtarin Xhevat Vallqin i cili që në fillim të vitit 1998 dhe me fillimin e organizimit të luftës në regjionin e Mitrovicës u radhit ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Vaganicës
Xhevati ishte gjithmonë i njohur në rajonin e Mitrovicës dhe ishte në shënjestër të policisë fashiste serbe i cili asnjëherë nuk u tremb nga ata, për atë arsyeje ishte atdhetar dhe u bashkua në luftën Çlirimtare të Kosovës, bashkë me nipin Arben Vallqi dhe kushëririn Ferat Vallqi dhe shumë luftëtar të tjerë që dhanë kontributin për lirinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë.
Xhevat Vallqi pas lufte ishte aktiv edhe në fushën e futbollit edhe kontribuues në organizimin dhe zbulimin e talenteve të Mitrovicës për të ngritur prapë sportin në vendin e Mitrovicës.
Këta luftëtarë luftuan, kontribuuan shumë në lirinë, për atdhe dhe përpos LIRISË që kontribuuan vetë, nuk fituan asgjë nga shteti por vetëm vullneti edhe frymëzimi për atdheun, i ndali në Kosovë.
Prandaj këta njerëz dikur ushtar lirie e tani kontribuues në fusha të ndryshme duhet gjithmonë t’i respektojmë si vlerë e kombit tonë. Familja Vallqi iu bashku me gjithë njrëzit e pushkës UÇK-së, ku vlen të veçohen, djemtë të UÇK-së -Xhevat Vallqi, Arben Vallqi e Ferat Vallqi të cilët sigurisht që janë frymëzuan nga kushëriri i tyre, dëshmori i Kosovës Reshat Vallqi, i rënë për liri në vitin 1991.
Lavdi veprës së dëshmorit, Reshat Vallqi dhe lavdi juve familja Vallqi për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës!
Krenarë që ju kam dajë, krenarë Mitrovica për ju për gjithë luftëtarët e Lirisë.