Xhiro e pestë në Superligë zhvillohet sot: Drita dhe Llapi kërkojnë fitoret e para

21 shtator 2025 | 09:37

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e pestë, xhiro ku të gjitha ndeshjet zhvillohen sot (e diel).

E padyshim që vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore pret Ballkanin.

Kampioni i Kosovës, Drita pret Prishtinën e Re dhe synon që të marrë fitoren e parë të sezonit pas një starti katastrofal.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, derisa Malisheva pret Prishtinën.

Lideri aktual i kampionatit, Dukagjini do të ketë punë në udhëtim me Drenicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Albi Mall Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00, raporton Telegrafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…