Xhon Gubetini, asambleisti më i votuar i PDK-së në Vushtrri bën thirrje për bashkim brenda partisë dhe afrimin e Fatmir Limaj në PDK

08 maj 2026 | 16:19

Asambleisit i PDK-së në Vushtrri, Xhon Gubetini  ka kërkuar nga subjekti i tij politik PDK, që të pranoj kërkesën e Fatmir Limajt për bashkëpunim. Sipas tij, në kohën kur liderët e luftës po përballen me sfida në Hagë, PDK-ja ka nevojë për unitet, forcë dhe figura të rëndësishme të luftës si Fatmir Limaj. “Kosova ka nevojë për bashkim, jo përçarje”, ka deklaruar Gubetini

Postimi i plotë i tij:

Sot më shumë se kurrë, PDK-së i duhet bashkimi. Në kohën kur liderët e luftës po përballen me padrejtësi në Hagë, nuk është momenti për ndarje mes atyre që ndërtuan lirinë. Është momenti për unitet, forcë dhe përgjegjësi kombëtare. Prandaj besoj se rikthimi i Fatmir Limajt pranë PDK-së do të ishte një mesazh i fuqishëm për qytetarët dhe për gjithë ata që besojnë në vlerat e UÇK-së. Fatmir Limaj është një nga emrat më të mëdhenj të luftës dhe sakrificës për Kosovën. Bashkimi i tij me PDK-në do ta forconte frymën e unitetit dhe do t’i jepte vendit më shumë siguri e besim në këtë kohë sfiduese. PDK-ja është shtëpia politike e shumë luftëtarëve të lirisë. Sot nuk kemi nevojë për përçarje, kemi nevojë të qëndrojmë bashkë për Kosovën. Kosova mbi të gjitha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker,…