Xhon Gubetini, kandidati me numrin 28 i PDK-së për asamblenë në Vushtrri, mbështetet nga rrethi i gjerë familjar

17 shtator 2025 | 09:30

Familje Gubetini e bashkuar dhe unike në përkrahje të kandidaturës së Xhon Gubetinit për zgjedhjet e 12 Tetorit.

Kandidati për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, Xhon Gubetini, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e gjerë që po merr nga familja dhe farefisi në rrugëtimin e tij të ri politik.

Në një postim publik, Gubetini ka theksuar se kjo mbështetje nuk është thjesht simbolike, por një garanci e fortë për unitetin dhe përgjegjësinë që ai mban si pjesë e brezit të ri të familjes Gubetini.

“Ky unitet familjar nuk është thjesht simbolik. Është një garanci se unë, si brez i ri i familjes Gubetini, bart me vete përgjegjësinë, krenarinë dhe amanetin e një familjeje që gjithmonë ka qenë në shërbim të Vushtrrisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

Duke falënderuar familjen dhe rrethin e gjerë për besimin e dhënë, kandidati me numrin 28 tha se hyn në këtë garë i fortë, i vendosur dhe i gatshëm të bëhet zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale.

“Besimi juaj, përgjegjësia ime. Me numrin 28 dhe me mbështetjen tuaj, hyj në këtë garë i gatshëm për fitoren madhështore,” u shpreh Gubetini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është…