Xhudistet e Kosovës përfundojnë me sukses kampin stërvitor në Houlgate të Francës

28 gusht 2022 | 12:23

Ekipi i xhudos prej gjashtë vajzave mori pjesë në stërvitjet njëjavore, ku kishin sparing të nivelit të lartë në kampin stërvitor në Houlgate të Francës.

Bashkë me xhudistet tona atje ishin edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja e tij, kampionja Olimpike Majlinda Kelmendi.

Atje ishin prezente ekipet më të fuqishme nacionale si: Japonia, Franca, Brazili, Holanda, Çekia, Belgjika.

“Diçka që ja vlen të cekët nga ky kamp stërvitor është takimi i trajnerit tonë Driton Kuka me kryetrajnerin japonez Katsuyuki Masuchi, ai kërkoj të vij në Kosovë me ekipin japonez për stërvitje, diçka shumë e vlefshme për ekipin tonë. Kampi ishte i nivelit shumë të lartë ku ishin prezent ajka botërore e xhudos”, ka njoftuar Federata e Xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi,…