
Xhudistët e Kosovës stërviten në Francë
28 gusht 2025
| 13:19
Ekipi i meshkujve të Federatës së Xhudos së Kosovës po stërvitet në Bordo të Francës. Ekipi i meshkujve, nën udhëheqjen e Nora Gjakovës si asistente trajnere, e cila i është bashkuar stafit të trajnerëve me plot energji dhe përkushtim, po stërviten për garat e radhës në shtetin francez.
Federata e Xhudos ka njoftuar se me shumë vullnet dhe përkushtim për sukses, xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena dhe Anes Veseli po japin maksimumin në çdo stërvitje, duke u përgatitur për garat e rëndësishme të shtatorit dhe tutje që po afrohen. “Krenarë për punën e tyre të palodhur dhe për vendosmërinë e tyre për të arritur sukses”, thuhet në njoftimin e FXhK-së.