Xhudistët e rinj nga Kosova sfidojnë Evropën në Kupën për kadetë në Slloveni

24 tetor 2025 | 12:32

Federata e Xhudos e Kosovës, ka njoftuar se ekipi kosovar i përbërë nga tre xhudistë të rinj do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadetë që do të mbahet nesër dhe pasnesër, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Sipas njoftimit, Kosova garon me Jon Kukën (-55 kg), Roni Reshitajn (-66 kg) dhe Milot Gashin (-66 kg).

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 432 garues/e, nga katër kontinente dhe 21 shtete.

Bashkë me xhudistët kosovarë ka udhëtuar edhe trajnerja, Majlinda Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimi sqaron se Clark nuk mund të udhëtojë për në…