Xhudistët më të mirë të Kosovës kthehen në gara

12 nëntor 2025 | 17:18

Distria Krasniqi kthehet në garat e turit Botëror të Xhudos dhe atë këtë javë në Grand Prix në Zagreb.

Grand Prix në Zagreb nis të premten dhe përfundon të dielën, ndërsa do të paraqiten 398 xhudistë nga 49 shtete të ndryshme.

Krasniqi, që garon të premten është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kg dhe favoritja kryesore për medaljen e artë.

Në Zagreb krahas Krasniqit, do të garojnë edhe Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Dardan Cena, Anes Veseli e Shpati Zekaj.

Pas garës në Zagreb, saktësisht në fund të këtij muaji do të mbahet Grand Slami në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku xhudistët tanë do të paraqiten.

I vetmi që nuk do të garojë as në Zagreb e as në Abu Dhabi është Akil Gjakova, i cili ka një shqetësim fizik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…