Xhuli Nura me poza provokuese nga pushimet në jug të Shqipërisë

23 korrik 2023 | 16:08

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, është bërë një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ndan me ndjekësit herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku nuk mungojnë hera herës edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft provokuese, nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë.

E veshur me një kostum të zi dhe me një shami shumëngjyrëshe në kokë, Xhuli është dukur mjaft joshëse dhe ‘e nxehtë’ në këto fotografi.

Ajo njëherësh u kujdes që të vinte në pah linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

“Ndjeni erën e detit dhe ndjeni qiellin. Lëreni shpirtin dhe shpirtin tuaj të fluturojnë”, ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e imazheve në Instagram.

Xhuli përndryshe ka pasur një vit mjaft të suksesshëm, ku në formatin e shumë shikuar Big Brother VIP Kosova, ajo rezultoi e treta në finalen e madhe, dhe njëherësh femra më e arritur në këtë spektakël.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr ka vazhduar përforcimet gjatë…