Xhuli thotë se Cristiano Ronaldo ia kërkoi numrin

10 dhjetor 2025 | 12:07

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, ka zbuluar një episod më pak të njohur nga jeta e saj, që lidhet me një takim të vitit 2016 me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.

Gjatë intervistës për “Andale”, ajo tregoi se gjithçka kishte nisur në një festë në Ibiza, ku ndodheshin disa jahte pranë njëri-tjetrit.

Sipas saj, Ronaldo po argëtohej bashkë me disa miq dhe ndodhej shumë afër tavolinës së saj.

“Po rrinim, po kërcenim, dhe vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Të nesërmen na ftoi në një party tjetër. Bëmë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, u shpreh ajo.

Nura rrëfeu se një shok i Ronaldos i ishte afruar për t’i kërkuar numrin e telefonit, pasi futbollisti kishte shprehur interes.

Ajo shtoi se Ronaldo e kishte ftuar në një festë që do të mbahej një ditë më vonë. Ajo theksoi se gjatë bisedës së tyre, ai ishte treguar tepër i thjeshtë dhe i sjellshëm.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër kur e kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por sipas saj, ai ishte dukur më i rezervuar dhe më pak i afrueshëm, ndryshe nga Ronaldo.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.

Në fund, Nura theksoi se ka mbetur me përshtypje të mira nga sjellja respektuese e Ronaldos.

Me humor ajo shtoi se sot “e ka bllokuar në Instagram”, duke kujtuar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, kohë kur ajo pati ndarë me të edhe llogarinë e saj në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar nisja e gjykimit në rastin e rezervave shtetërore…