Rama bëhet “viral” me barsaletën për Prigozhin, e quajnë “based” (VIDEO)

03 shtator 2023 | 19:22

Barsaleta që kryeministri Edi Rama tregoi duke ironizuar me vdekjen e liderit të “Wagner”, Yevgeny Prigozhin ka tërhequr vëmendje të madhe në mbarë botën.

Shumë media të huaja e kanë raportuar, ndërsa video e Ramës kur tregon barsaletën në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni është parë mbi 1 milionë herë në rrjetet sociale.

Një përdorues i Twitter me emrin “Carlos” e ka shpërndarë videon e Ramës duke marrë qindra-mijëra reagime, teksa e quan kreun e qeverisë shqiptare “based”, një fjalë në zhargon që karakterizon një njeri i cili është i drejtpërdrejtë dhe vetvetja.

Por cila ishte barsaleta e Ramës për Prigozhin? Rama tregoi se si kryeministri i Rusisë iu ankua Putinit për diferencën e orës në Rusi.

“Z.President kemi një problem, dërgova familjen me pushime dhe i mora në telefon t’u them “matën e mirë” por atje ishte mëngjes dhe ata ishin në plazh. Mora Olaf Scholz për t’i uruar për ditëlindje, ai më tha që është të nesërmen. Mora Xi Jinping ta uroj për Vitin e R, ai më tha që ishte ende viti i vjetër.

Dhe Putin i thotë: E di se më ndodhi edhe mua. Mora në telefon familjen e Prigozhin t’i shprehja ngushëllimet për rrëzimin e avionit, por më thanë që avioni nuk ishte nisur ende”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillim viti shkollor shumë fëmijë i ka gjetur pa libra,…