Yagcilar kërkon zbatimin e strategjisë për modernizimin e administratës publike

03 gusht 2018 | 15:20

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka finalizuar procesin e hartimit të planit të veprimit për zbatimin e strategjisë për modernizimin e administratës publike.

Plani ka kaluar edhe fazën e konsultimeve publike dhe ndërministrore dhe në ditët në ardhshme pritet miratimi nga Qeveria e Kosovës.

Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMPA) 2015-2020 përqendrohet në arritjen e rezultateve për sa i përket shërbimit civil, menaxhimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimeve publike administrative dhe llogaridhënien në administratën publike.

Me qëllim që të këtë koordinimin më të madh të institucioneve për zbatimin e Planit të Veprimit për SMAP, MAP-i ka organizuar të premten një takim pune me akterët kryesorë institucional, për të diskutuar për objektivat, treguesit dhe aktivitetet e planit të veprimit, në mënyrë që secili institucion të ketë të qartë përgjegjësinë që ka në kuadër të planit të veprimit.

Në këtë takim ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka kërkuar mobilizim më të madh të institucioneve për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike.

Gjatë takimit u diskutua edhe për komentet e Komisionit Evropian për raportet e zbatimin e strategjive kornizë për reformën e administratës publike dhe u dakordua që Sekretariati për Reformën e Administratës Publike do të punoj më një grup të ekspertëve për të siguruar se komentet janë adresuar.

Yagcilar gjatë këtij takimi ka theksuar se zbatimi i strategjisë për modernizimin e administratës publike ka për qëllim të krijojë kushte që administrata shtetërore e Republikës së Kosovës të jetë e orientuar kah plotësimi i kërkesave dhe nevojave specifike të qytetarëve dhe bizneseve dhe që të punojë në interes të tyre.

Ai ka thënë se synimet e Ministrisë së Administratës Publike, janë që të reduktohen barrierat procedurale dhe administrative, të ulet kosto dhe koha e shpenzuar gjatë marrjes së shërbimeve publike-administrative nga ana e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri…