Yagcilari në Bruksel, prezanton sukseset dhe sfidat e administratës publike

22 nëntor 15:45

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar është duke marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë ministror për përmirësimet në administratën publike përmes bashkëpunimit rajonal, e cila është organizuar nga Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA).

Në këtë konferencë, ministri Yagcilar ka prezantuar në panelin ministror së bashku me kolegët e tij nga rajoni dhe Komisioni Evropian.

Në fjalimin e tij, ai ka folur për prioritetet, zhvillimet si dhe sfidat në fushën e reformave të administratës publike, me theks të veçantë për progresin e arritur në administratën publike në Kosovë sa i përket politikave, legjislacionit dhe dokumenteve strategjike.

Yagcilari ka folur edhe për sukseset e Qeverisë, duke e bërë me dije se në vitin 2018, Qeveria e Kosovës ka votuar pakon ligjore gjithëpërfshirëse për reformën e administratës publike e cila përmban tri ligje të rëndësishme si: Ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, Ligjin për zyrtarët publikë dhe Ligjin për pagat në sektorin publik, të cilat janë votuar në parim nga Kuvendi i Kosovës.

Më tutje, ai ka folur edhe për digjitalizimin e shërbimeve publike, si dhe ka shpalosur arritjet e Kosovës në këtë fushë.

Ministri Yagcilar ka thënë se ReSPA vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në modernizimin e administratës publike në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e këngëtarit të famshëm John Legend, Chrissy Teigen, ka…