
Yakin luan me sistemin 4-4-2, Xhaka lider i ekipit zviceran
Sonte nga ora 20:45, Zvicra do të ndeshet me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka treguar se do të shmangë eksperimentet dhe do të luajë me një formacion të qëndrueshëm për të siguruar tri pikët e nevojshme.
Sipas informacioneve nga gazeta e njohur zvicerane Blick, Yakin pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin që mund të dalë në fushë.
Përkundër fitores bindëse 4-0 në miqësoren ndaj SHBA-së, Zvicra do të ketë tri ndryshime në krahasim me atë ndeshje.
Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë, Remo Freuler do të rikthehet në pozitat e tij të zakonshme, duke luajtur krah Granit Xhakës, një binom i njohur dhe efikas.
Një tjetër ndryshim mund të jetë ardhja e Fabian Rieder, i cili do të zëvendësojë Ardon Jasharin, i cili është i dëmtuar.
Në sulm, duket se trajneri Yakin do të mbajë një formacion të ngjashëm me atë që funksionoi kundër Shteteve të Bashkuara, me Ndoye, Manzambi dhe Embolo që pritet të vazhdojnë të jenë titullarë.
Megjithatë, pozita e Manzambi është e pasigurt, pasi ka mundësi që Ruben Vargas të zëvendësojë atë në një moment të fundit.