
Yamal: Çdo lojtar dëshiron të fitojë ‘Topin e Artë’
02 shtator 2025
| 16:39
Lamine Yamal, ylli 18-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës, i ka vënë syrin “Topit të Artë”, duke thënë se do të ishte i emocionuar ta fitonte atë në një moshë kaq të re.
Ylli i ri i Barcelonës ka folur për çmimin më të madh individual, “Topin e Artë”.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve me Barçën do të ishte i pabesueshëm, dhe individualisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë – kushdo që thotë të kundërtën gënjen”, ka thënë fillimisht Yamal nga kampi i ekipit kombëtar spanjoll.
“Të jesh atje në moshën 18 vjeçare është diçka për t’u vlerësuar dhe shpresojmë që të ndodhë”, përfundoi ylli i Barçës.
Yamal është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë 2025, me një garë të mundshme kundër Ousmane Dembele të PSG-së për çmimin e madh.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për 22 shtator në Teatrin e Chatelet në Paris. Barcelona gjithashtu ka të nominuar Pedrin, Robert Lewandowskin dhe Raphinhan.