Yamal hyn në histori, pjesë e 100 golave vetëm në moshën 18-vjeçare
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me ritëm të frikshëm.
Talenti i FC Barcelona ka arritur të jetë pjesë e 100 golave në karrierë (48 gola-52 asiste), ndërkohë që sapo ka mbushur 18 vjeç, duke konfirmuar statusin e tij si një nga fenomenet më të mëdha të futbollit evropian.
Sulmuesi i krahut, i cili shpërtheu shumë herët me fanellën blaugrana, ka qenë vendimtar si në kampionat, ashtu edhe në garat evropiane.
Shpejtësia, driblimi dhe guximi për të marrë përgjegjësi e kanë bërë Yamalin një nga lojtarët më të frikshëm për mbrojtjet kundërshtare.
Me këtë arritje, ai jo vetëm që hyn në librat e historisë së klubit katalanas, por dërgon një mesazh të qartë se e ardhmja e futbollit është tashmë këtu.
Në moshën 18-vjeçare, Yamal po shkruan kapituj që shumë legjenda i kanë arritur vetëm në kulmin e karrierës së tyre. /Klankosova.tv



