Yamal më 13 korrik rinovon kontratën me Barcelonën

14 maj 2025 | 13:17

Rinovimi i Lamine Yamal me Barcelonën është çështje kohe. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco ka thënë për ESPN se vazhdimi i bashkëpunimit me sulmuesin nuk është aspak problem. Yamal ka një kontratë që skadon në vitin 2026, ndërkohë që rinovimi do të zyrtarizohet kur ai të mbushë 18 vjeç, më 13 korrik.

“Nuk shoh një vend më të mirë për Laminen. Ai është rritur këtu, është nga këtu. Ky brez ka shansin të bëjë histori”, ka deklaruar Deco.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e…