Yjet e futbollit, Xhaka e Embolo nën besimin e Dent Fix

14 qershor 2025 | 23:45

Ylli i Kombëtares së Zvicrës dhe kampioni me Bayer Leverkusenin, Granit Xhaka, i ka besuar kujdesin e tij dentar klinikës më moderne në Kosovë – Dent Fix. Vizita e tij në këtë klinikë vjen si dëshmi e besimit që figura të njohura ndërkombëtare kanë ndaj profesionalizmit dhe cilësisë që ofron Dent Fix.

Përveç Granitit, edhe futbollisti i njohur Breel Embolo është kujdesur për shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve të tij tek Dent Fix.

Kjo tregon se klinika po bëhet zgjedhje e parë për sportistët elitarë, falë shërbimeve të teknologjisë së fundit dhe stafit të specializuar.

“Mirënjohës dhe krenar që yjet e futbollit, Granit Xhaka dhe Breel Embolo, zgjodhën Dent Fix për kujdesin e tyre dentar. Besimi i tyre është nder dhe përgjegjësi për ne!” – thuhet në postimin e klinikës në rrjete sociale.

Doktori që u përkujdes për dy yjet e përfaqësueses zvicerane, Fehim Haliti ka thënë se ishe kënaqësi që në një yll si Granit Xhaka rregulloi dhëmbët te klinika e tij.

“Kënaqësia më e madhe është me pas një sportist që ia ka lakmi krejt shqiptaria dhe mua personalisht si doktor dhe për klinikën time që e kemi Granit Xhakën”, ka thënë ai.

“Dok unë jam shumë i kënaqur”, ka thënë Granit Xhaka për klinikën që u kujdes për të.

Dent Fix nuk është thjesht një klinikë dentare – është një standard i ri në kujdesin dentar në Kosovë, ku përkushtimi ndaj pacientit dhe përvoja e personalizuar shndërrojnë çdo trajtim në një eksperiencë të veçantë. Dhe kur kampionët e zgjedhin Dent Fix, ju e dini që jeni në duar të sigurta! Vizitoni Dent Fix dhe përjetoni vetë nivelin që zgjedhin yjet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër,…