Yjet nga Kosova prekin majën në Evropë, Ramadani i bashkohet Xhakës në top 3-she
Vëmendjen këtë sezon e ka marrë dikush tjetër.
Tek Lecce ka qenë Medon Berisha shqiptari më i dalluar me gola dhe asiste, e duke u shpallur tri herë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Gjithsesi, as nuk mund të mendohet se një luftëtar si Ylber Ramadani, mund të mbetet në harresë.
Ka kaluar rreth gjysma e edicionit, dhe mesfushori tjetër kuqezi i puljezëve gjithashtu e ka fituar respektin e të gjithëve.
Sipas agjencive të specializuara për statistikat, 29-vjeçari është në podium në klasifikimin e lojtarëve me më shumë ndërhyrje në ndërprerje të aksioneve kundërshtare, pra duke shpëtuar ekipet e tyre nga rreziku.
Ramadani i ka realizuar deri tani 88 ndërhyrje të tilla duke qenë në vend të tretë në renditjen e pesë kampionateve kryesore të Europës, pra të Premierligës angleze, La Ligës së Spanjës, Serie A italiane, Bundesligës gjermane dhe Ligue 1 të Francës.
Futbollisti shqiptar nga Kosova e ka ndihmuar Leccen të ngjitet mbi zonën që të zbret në Serie B, duke qenë tani në vend të 16-të ndër 20 ekipe, me dy fitore e një barazim në pesë sfidat e fundit, shkruan “Abcnews”.
Ylber Ramadani shpeshherë është vlerësuar si me “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi.
Në vendin e parë në klasifikimin e pesë ligave kryesore europiane për interceptimin e aksioneve të kundërshtarit është një tjetër shqiptar.
Ky është kapiteni i Zvicrës dhe i Sunderlandit në Premierligën angleze, shqiptari nga Kosova, Granit Xhaka.
Kurse, i dyti në këtë renditje speciale është Lynen i Werder Bremenit.



