
Yll Limani më në fund publikon versionin e tij të këngës “Po të pres te shadërvani”
Artisti shumë i dashur për publikun, Yll Limani, ka publikuar më në fund versionin e tij të shumëpritur të këngës “Po të pres te shatërvani”.
Kënga, e cila fillimisht u interpretua nga ai gjatë një prej koncerteve të tij live, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
“Po të pres te shatërvani” është një këngë ikonike që mban firmën e dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare: Nexhmi Mehmeti dhe Ganimete Jashanica.
Ylli ka sjellë një version të përpunuar dhe të regjistruar në studio, duke i shtuar një frymë të tij autentike.
Pas publikimit, reagimet nuk kanë munguar. Ndër komentet e shumta, disa fansa e shprehën mendimin se interpretimi live i Yllit ishte më i mirë se versioni në studio.
Megjithatë, edhe versioni i incizuar është pritur me padurim dhe tashmë mund të gjendet në platformën YouTube.