Ylli e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma”

28 mars 2019 | 23:33

Golden Eagle Ylli ka triumfuar të enjten mbrëma në derbin e xhiros se XXIV në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat të ngushtë 61:62.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në praninë e rreth 2500 shikuesve.

Ndeshja ishte e baraspeshuar prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kjo bëri që edhe fituesi të përcaktohet vetëm në castet e fundit.
Më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit ishin Bambale Osby me 17 pikë e 9 kërcime, Alban Veseli me 11 pikë, 9 kercime e 2 asistime dhe Clayton Everet me 8 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Frederick Richardson me 23 pikë e 15 kërcime, Deshon Minnis me 15 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Atik Koshi me 13 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka njoftuar se ka…