Ylli i Barcelonës do të mungojë në 10 ndeshje

30 tetor 2025 | 14:46

Edhe një herë dëmtimet e godasin fuqishëm Barcelonën.

Pedri Gonzalez do të jetë jashtë fushave të blerta për më shumë se një muaj.

Problemet me lëndime po vazhdojnë te gjiganti katalunas.

Pas Lewandowskit, Raphinas, Olmos, Joan Garcias, Christensenit, Gavit, Ter Stegenit, edhe mesfushori spanjoll dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit do të mungojë për të paktën 10 ndeshje.

Sipas gazetarit sportiv italian dhe njëherësh ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, Pedri do të mungojë ndaj ekipeve: Elche, Club Brugge, Celta Vigo, Athletic Club, Chelsea, Alaves, Atletico Madrid, Real Betis, Frankfurt dhe Osasuna.

I vetmi lajm pozitiv për trajnerin Hansi Flick është rikthimi në ushtrime i sulmuesit Robert Lewandowski këtë javë dhe mund të ketë minuta loje për polakun në ndeshjen ndaj Elches këtë fundjavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen…