“Ylli i Javës” për futbollistin e FC Drenica, Igball Jashari

03 nëntor 2025 | 10:59

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e dymbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Igball Jasharit, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enver Prapashtica, Besim Slishani dhe Bujar Asllani.

Pasi mori këtë çmim, Jashari u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë. Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon periudha…