Ylli i NBA-s nën akuzë për dhunë seksuale

02 qershor 2025 | 13:56

Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson është akuzuar për përdhunim në Los Angeles.

Një grua me të cilën ai dyshohet se kishte një lidhje paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten duke pretenduar se Williamson e përdhunoi atë në një apartament në Beverly Hills në dy raste në vitin 2020.

“Këto dy incidente nuk ishin të izoluara”, thuhet në dosje: “I pandehuri vazhdoi të abuzonte, përdhunonte, sulmonte dhe rrahtë gruan në Kaliforni dhe shtete të tjera, përfshirë Luizianën dhe Teksasin, derisa marrëdhënia përfundoi në vitin 2023”.

Gruaja kërkon dëmshpërblim për agresionin, i konsideruar një sulm seksual, dhunë në familje, vjedhje me thyerje.

Lojtari dyshohet se ka hyrë në banesën e gruas dhe i ka marrë gjërat e saj dhe e ka përndjekur.

Avokatët e Williamson thanë se akuzat ishin “kategorikisht të rreme dhe të pamatura”, duke shtuar se ekipi ligjor i yllit të Pelicans do të kundërshtojë: “Kjo është një padi shpifëse dhe ne do të kërkojmë dëmshpërblim dhe ato do të jenë të rëndësishme”.

Williams ishte një nga prospektet e NBA-së, por lëndimet dhe problemet me peshë e kthyen atë në një lojtar të rëndomtë të elitës së basketbollit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit nis sot zyrtarisht përgatitjet për sfidën…