Ylli i ‘YouTube’ humb 2 milionë ndjekës brenda një nate për shkak të një gabimi (Foto)

13 maj 2019 | 11:45

Ylli i platformës online “YouTube”, James Charles ka humbur më shumë se dy milionë ndjekës, duke përfshirë Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

Kjo rënie drastike ka ndodhur pas grindjes së hidhur që ai pati me artisten e make-upit Tati Westbrook, e cila është bërë publike dy ditë më parë.

19-vjeçari, i cili është në turne në Australi, ka parë karrierën e tij duke u fundosur, që nga momenti kur ish-mentorja e tij e kritikoi në një video 43-minutëshe mbi vendimin e James për të promovuar një konkurrent të kompanisë së Tati Westbrook. Tati ka thënë se donte t’i jepte fund miqësisë së tyre dhe bashkëpunimit që kishte pasur prej kohësh.

James kishte mbi 16 milionë ndjekës në “YouTube” para se grindja të bëhej publike, por tani ka vetëm 14 milionë dhe numri po bie në mënyrë të vazhdueshme.

Ai ka parë se një numër personash të famshëm janë larguar nga faqja e “YouTube”, duke përfshirë këtu Jenner, Kardashian, Demi Lovato, Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar sot deputetin e Kuvendit…