Ymeri kritikon Kurtin: Problemi nuk është taktika, por shkelja e rendit kushtetues
Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se në politikë mund të përdoren taktika të ndryshme, por ato nuk garantojnë gjithmonë sukses.
Megjithatë, Ymeri theksoi se problemi kryesor nuk qëndron te fakti nëse një taktike politike e kryeministrit Albin Kurti ka dështuar, por te baza mbi të cilën ndërtohen këto taktika.
“Nganjëherë mundesh me pas taktikë që dështon se domosdoshmërish secila taktik fiton. Edhe kur e ki mriz, se nganjëherë rrethanat ta ndryshojnë atë. Nuk është problemi a i ka dështuar taktika Albin Kurtit, a jo ose a është Albin Kurti taktiçar i fortë ose jo. këtu është problemi se Albin Kurti taktikën e mbështet në shkelje flagrante të Kushtetutës Ose taktizimin nuk e kufizon me kufizimet ligjore dhe kushtetuese që duhet me i pas institucionet Dhe kjo nuk është sjellje politike. Jo, kur ajo bëhet në dëm të rendit kushtetues të republikës Sepse atëherë nuk është më taktikë, është krim”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.



