Ymeri për LV-në: Qare s’ka pa e zbatuar aktgjykimin e Kushtetueses

12 gusht 2025 | 08:27

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar sërish deputetët e Kuvendit që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta.

Sipas vendimit, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve dhe kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të hapur, me jo më shumë se tri herë votim për të njëjtin kandidat.

Derisa pritet publikimi i aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja, i cili do të hapë rrugën për mbajtjen e seancës konstituive, analisti Visar Ymeri ka thënë se vendimet e kësaj gjykate kanë fuqi të madhe juridike dhe nuk janë çështje opinioni.

“Aktgjykimet e gjykatës Kushtetuese nëpër shtetet demokratike e kanë nivelin e barabar me ligjin, për ato senet që i mbulojnë. Kur merr aktgjykimin Kushtetuesja ajo bëhet i zbatueshëm drejtpërsëdrejti. As s’ki ku e apelon, as s’ki çka i bën. Dhe në këtë drejtim aktgjykimet e Kushtetueses kanë fuqi të madhe juridike. Jo qysh po sillet Vetëvendosja me një noshalance, që kjo është një far mendimi do njerëz q ne nuk po u besojmë. Nuk është mendim, është ekzekutim. Dhe s’ka qare pa e zbatuar. Me fol mund të folin sa dojnë, po s’ki qare pa e zbatu pikë për pikë”, ka thënë Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e…