Ymran Fusha pas zgjedhjeve: PDK-ja fitoi besimin për të vazhduar projektet në Prizren

13 tetor 2025 | 11:37

Asamblistja aktuale e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Ymran Fusha, e cila ka kandiduar për rizgjedhje në zgjedhjet e 12 tetorit, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dëshmuar forcën e saj në Prizren. Sipas Fushës, rezultatet preliminare tregojnë se PDK-ja pritet t’i ketë 14 asamblistë, nga 11 sa kishte në mandatin e kaluar, dhe se ajo vetë është ndër fitueset e këtij procesi.

“Fitorja është e jona! Faleminderit nga zemra qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe banorëve të lagjes Kurilla për besimin dhe mbështetjen masive. Kur bashkëpunon me qytetarin dhe me nëndegën ‘7 Shtatori’, suksesi është i garantuar! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo fjalë motivuese. Bashkë me kryetarin Shaqir Totaj dhe ekipin e PDK191, do të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe të fitores,” ka shkruar Fusha.

Kujtojmë se për kryetar të Komunës së Prizrenit, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka kaluar në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente…