“YouTube” heq dorë nga projekti televiziv, rrugë e lirë për “Apple”

05 prill 2019 | 11:15

“YouTube” ka hequr dorë nga prodhimet televizive me buxhet të lartë, duke i lënë kështu fushë të lirë “Apple”, që sapo ka prezantuar shërbimin e ri streaming.

Vendimi, sipas “Bloomberg”, vjen si pasojë e rezultateve të dobëta krahasuar me pritshmëritë. Në modelin e zgjedhur nga “YouTube”, prodhimet televizive me buxhet të lartë propozoheshin në episode pilote falas për këdo, ndërsa pjesa tjetër e episodeve ishin të disponueshme me pagesë për abonentët e “YouTube Premium”.

Nga ky vendim preken edhe spektakli “Overthinking with Kat & June”, si dhe seriali fantashkencë “Origin”. Nuk dihet fati i “Step Up: Hight Water”.

Sipas “Bloomberg”, pika kyçe e biznesit të platformës mbetet shitja e reklamave, përmes të cilave kompania ka fituar rreth 15 miliardë dollar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja Amber Rose është në pritje të një fëmije me…