
Z. XHEVDET HAJREDINI, ALI AHMETI ISHTE NËNSHKRUES I MARRËVESHJES SË OHRIT
Në shkrimin tim të datës 14 Gusht 2025 dhe të publikuar në portalin prestigjioz “Flaka”, me titull: “ALI AHMETI NËNSHKRUESI HISTORIK I MARRËVESHJËS SË OHRIT”, ka komentuar Zotri Xhevdet Hajredini, i cili mban poste të rëndësishme në hierarkinë shtetërore në Maqedoninë e Veriut!
Në artikull është e shkruar qartë dhe pa asnjë dilemë se:”…Ali Ahmeti – Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, Përfaqësues e Zëdhënës Politik i UÇK-së, ishte nënshkruesi i parë i Marrëveshjës së Ohrit!
Në prezencë të ndërmjetsuesve ndërkombëtar, ushtarak dhe politik, themeluesi i UÇK-së, në një dokument të veçantë, e ka hedhur firmën e Tij në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Shipkovicë”!
Në asnjë rast nuk është shkruar se, Ali Ahmeti – Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, Përfaqësues e Zëdhënës Politik i UÇK-së, ishte pjesmarrës në Konferencën e Ohrit, që kishte zhvilluar punimet në Qytetin e Ohrit!
Pra Z. Hajredini, duhet ta kuptoni dhe nuk duhet të bësh teatër e të faktorizohesh përmes një komenti sikur ky ku shkruani:”…Nuk ështē as pjesëmarres, as nënshkrues.”!
Që të bindeni se Ali Ahmeti – Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Përfaqësues e Zëdhënës Politik i UÇK-së, ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, po ju argumentojmë me sa vijon, por më shumë opinionit se sa Juve, sepse,Ju shihet qartë se keni inate dhe jeni tendencioz ndaj Udhëheqësit të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!
Shefi ushtarako-politik i UÇK-së Ali Ahmeti e ka nënshkruar Draft – Marrëveshjen e Ohrit, në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Shipkovicë!
Nënshkrimin historik themeluesi i UÇK-së Ali Ahmeti, e ka hedhur në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , në prezencë të përfaqësuesve të lartë ndërkombetar:
* Peter Feith,- diplomat holandez, përfaqësues i NATO-s dhe BE-së;
* Stefan Lehne,- diplomat austriak, përfaqësues i BE-së;
* David Slinn,- diplomat britanik, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; dhe
* Paul R. Wiliams hartues i draft projektit të Marrveshjes së Ohrit!
Pa e pranuar dhe pa e nënshkruar shqiptari legjendar Ali Ahmeti, Marrëveshjen e Ohrit, Ajo s’mund të pranohej dhe rrjedhimisht nuk do të arrihej e as të zbatohej!
Mbaje mend Ti Z. Hajredini dhe të tjerët të ngjashëm sikur juve, se ekspertin amerikan për hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, e ka finansuar Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Ali Ahmeti, me 250.000 CHF!
Gjithashtu mbaje mend dhe mos e harro kurrë Z. Hajredini, se Lideri i Kombit, jo vetëm e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit i famshmi Ali Ahmeti, por pa Ali Ahmetin, pa shokët, pa bashkëveprimtarët, pa bashkëluftëtarët dhe pa UÇK-në, ndryshimi i madh i vitit 2001 nuk do të vinte!
Prishtinë, 21 Gusht 2025!