Zabaleta: Messi do të largohet nga Barcelona

14 shkurt 2021 | 15:34

Ish-lojtari i Manchester City, Pablo Zabaleta, ka folur në lidhje me të ardhmen e Leo Messit.

Argjentinasit kanë qenë shokë te kombëtarja e tyre, ndërsa Zabaleta i ka dhënë një këshillë Leos. Ai mendon se duhet të kalojë në Angli.

“Nëse Messi vendos të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luajë në më ligën të mirë, atëherë duhet të përjetojë emocionet e Premier Ligës. Është diçka që mund t’i interesoje, sepse të gjithë lojtarët që njoh, gjithmonë më pyesin se si është Premier Liga. Leo ka qenë në La Liga prej vitesh dhe mendoj se do të ishte një tërheqje e shkëlqyer për të, që të përjetonte futbollin anglez”, ka thënë Zabaleta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip…