
Zaevi dhe Ahmeti takohen sot në orën 14:00
18 gusht 2020
| 12:07
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, sot në orën 14:00 së bashku me sekretarët gjeneral të partive, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi, do të mbajnë takim në Klubin e Deputetëve.
Në takim pritet arritja e marrëveshjes përfundimtare për formimin e qeverisë së re, raporton “Alsat-M”.