Zaevi e pret në takim ambasadorin Dedaj

11 shtator 2020 | 19:55

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është pritur në një takim nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Zaev e Dedaj kanë diskutuar për mundësinë e heqjes së testit PCR, për qytetarët e dy vendeve.

“Pritje zyrtare nga  kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev! Diskutuam për mundësinë e heqjes së testit PCR, për qytetarët e dy vendeve tona fqinje!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit…