Zafa alarmon për “luftën” propagandistike-psikologjike në rrjetet sociale!

22 nëntor 2025 | 13:33

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ka reaguar rreth hapjes së profileve të rreme në rrjetet sociale kunpërkes të cilave synojnë destabilizimin e vendit tonë, po vazhdojnë të veprojnë duke krijuar opinione të shtrembëruara për persona dhe subjekte politike të caktuara.

Reagimi i plotë i Zafës:

Qindra mijëra profile të rreme në rrjetet sociale, të dirigjuara nga qendra të ndryshme që synojnë destabilizimin e vendit tonë, po vazhdojnë të veprojnë duke krijuar opinione të shtrembëruara për persona dhe subjekte politike të caktuara.

Kjo formë “lufte” nëpër rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook”, “TikTok” dhe “Instagram”, po ndikon fuqishëm te pjesa e shoqërisë që ka mendim kritik të kufizuar (analfabetë funksional) , si dhe te ata që jetojnë larg realitetit dhe të vërtetës, duke i pasur rrjetet sociale si burimin kryesor të informacionit.

Qëllimi i këtyre veprimeve është krijimi i pasigurisë politike dhe ekonomike, si dhe dobësimi i institucioneve të vendit duke i bërë ato të paqëndrueshme dhe të pabesueshme.

Misioni i akterëve që synojnë të krijojnë amulli dhe pasiguri në Kosovë, një pjesë e të cilëve dyshohet se dirigjohen dhe financohen nga qendra të spiunazhit rus në Nish të Serbisë, po rrit intensitetin veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, situatë të cilës po i kontribuojnë, me vetëdije ose pa vetëdije, edhe disa politikanë dhe parti politike.

Kjo gjendje e krijuar, përveç se e rëndon situatën politike dhe të sigurisë në vend, rrezikon të shkaktojë pasoja afatgjata në stabilitetin e shoqërisë sonë.

Lloji i luftës propagandistike e psikologjike që po përdoret po krijon një krizë të thellë morale, krizë me të cilën nuk kanë mundur të përballen as shoqëritë më të konsoliduara.

Është koha t’i kthehemi arsyes dhe vigjilencës, para se të jetë tepër vonë!

Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta…