Zafa me djem niset për protestë: Të gjitha rrugët të çojnë në Strasburg të Francës!
Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, së bashku me djemtë e tij, është nisur për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Zëri i brezit të lirisë të mos heshtë para padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së në emër të gjoja drejtësisë ndërkombëtare, në Hagën e Holandës”, ka shkruar Zafir Berisha.
Njoftimi i plotë:
Të gjitha rrugët të çojnë në Strazburg të Francës!
Unë, si prind i dy djemve të lindur pas luftës, Kushtrimit dhe Kremtimit, që janë dëshmia e gjallë se lufta e UÇK-së ishte për jetë, jo për urrejtje, jam nisur për të protestuar në Strasburg të Francës, aty ku i ka fillet themelimi i mostrumit politiko-juridik, me dosje të Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë, kundër UÇK-së.
Fëmijët tanë u lindën nga gjaku i sakrificës dhe nuk do të lejojmë askënd që ta njollosni atë me padrejtësi.
Evropa duhet ta dëgjojë zërin e fëmijëve të lirisë. Në Hagë po gjykohen ata që sollën lirin në Kosovë dhe paqen në rajonin e Ballkanit, a është kjo drejtësi?
Zëri i brezit të lirisë, të mos heshtet para padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së në emër të gjoja drejtësisë ndërkombëtare, në Hagë të Holandës.
Në të kundërtën do ta na mallkoj historia.
Zafa



