Zafa: Në këtë garë zgjedhore nuk jemi kundër askujt, jemi për të prezentuar vlerat tona

07 shtator 2025 | 22:10

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, njëherit kandidat për kryetar të Prizrenit, ka thënë se partia e tij është një prej disa alternativave poltike për Prizrenin. Zafa ka thënë se në këtë garë zgjedhore nuk janë kundër askujt, as për ta mundur njërin apo tjetërin, por në këtë garë janë për të prezentuar vlerat tyre, programin dhe vizionin tyre për Prizrenin.

Njoftimi i plotë i Zafir Berishës:

Bashkimi Demokratik i Prizrenit është njëra nga disa alternativat politike që janë në garë për të kërkuar besimin e qytetarëve të Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Në këtë garë zgjedhore nuk jemi kundër askujt, as për ta mundur njërin apo tjetërin, në këtë garë jemi për të prezentuar vlerat tona, programin dhe vizionin tonë për Prizrenin.

Nëse e ardhmja e qytetit të Prizrenit, mvaret nga një qeveri e mirë dhe e përgjegjëshme, atë do të ja afrojmë NE, sepse e kemi amanet nga shumë breza, që me punët e mira që i bën, ja dhanë vlerat kulturore dhe historike qytetit tonë.

Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë; NE për  të mirën e Prizrenit vendosim në Prizren!

Kjo nuk duhet t’i shqetësoj askënd, përkundrazi.

BASHKË NGA PRIZRENI PËR PRIZRENIN!

#BDiPrizrenit

Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së dielës, më 7 shtator 2025, qielli ishte…