Zafa thotë se ia dha goditjen përfundimtare Haskukës në Prizren

17 nëntor 2021 | 17:37

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thumbuar kundërshtarët politikë në Prizren, pasi  i doli në mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj në zgjedhjet e 14 tetorit ku edhe dolën fitues.

“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”, teksa ka postuar një fotografi duke boksuar.

Këtë deklaratë Berisha duket se e ka bërë si “thumb” për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka , i cili nuk ka arritur që të fitonte në balotazh në Prizren.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Prizren, kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha ka konfirmuar se kjo parti do të jetë në mbështetje të Totajt.

Totaj atje kishte marrëveshje edhe AAK-në dhe AKR-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.11.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemi Prishtinë 1.…