
Zafir Berisha e uron Lladrovcin për fitoren në Drenas
13 tetor 2025
| 15:02
Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në Drenas.
Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo nuk është vetëm një fitore politike, por një dëshmi e besimit të palëkundur që qytetarët e Drenasit kanë ndaj vizionit dhe përkushtimit tënd dhe PDK-së së vërtet.
“Urime Ramiz, për fitoren e merituar në Drenas! Kjo nuk është vetëm një fitore politike, por një dëshmi e besimit të palëkundur që qytetarët e Drenasit kanë ndaj vizionit dhe përkushtimit tënd dhe PDK-së vërtet”, ka shkruar Berisha.