Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike
09 shkurt 2026
| 23:22
Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Në njoftimin e bërë publik, familjarët kanë shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor, në veçanti për doktorin Afrim Avdaj, për përkujdesjen dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit.
Ata kanë bërë të ditur se Berisha po vazhdon procesin e rikuperimit dhe i kanë uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.



