
Zafir Berisha ia kujton Kurtit se është i pa shtëpi pasi i quajti nomadë ish-opozitarët
19 qershor 2025
| 12:55
Ish-deputeti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka quajtur si nomadë deputetët “opozitarë”, meqë sipas tij ata s’po duan të kenë shtëpi pasi s’po marrin pjesë në votim për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës.
Zafir Berisha ka shkruar se kjo shprehje i shkon më së shumti liderit të LV-së, duke ia ka kujtuar Kurtit se në Prishtinë jeton me qira.
“Më shumë se Albinit që i përshtatët fjala ‘nomad’ nuk i përshtatet askujt. Ai është një njeri qiraxhi në vendin tonë, që jeton si endacak në mes të Kosovës dhe Norvegjisë, ndërsa familja i jeton në trekëndëshin Kosovë-Norvegji-Serbi”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.